ACIDI SULFURIK
✤ (H2S04). Lëng vajor pa ngjyrë, acid i fortë dibazik. Përzihet me ujë në të gjitha përpjesëtimet. A. S. i koncentruar reagon me metalet duke formuar kripëra (sulfatet) dhe i gërryen të gjifhë me përjashtim të arit e platinit. Përdoret gjerësisht për përgatitjen e lëndëve të ndryshme organike e joorganike. Prodhohet në Uzinën e superfosfatit në Laç (shih). Proceset teknologjike mbështeten në oksidimin katalitik të prodhkteve të djegies së mineraleve squfurmbajtëse’ A. S. prodhohet me përqendrim 92-98% dhe oleum me 20% S03 të lirë. Sot për prodhimin e A. S. shfrytëzohen edhe tymrat e shkrirjes së xeherorëve të bakrit (Laç) me 4.5% SO2. Mbi 70% e A. S. të përftuar përdoret për prodhimin e plehrave të fosfatuara, kurse pjesa tjetër, në ind. e naftës, ind. ushqimore, në regjjen e lëkurëve, në pasurimin e mineraleve të bakrit, në sektorët e mbrojtjes etj. Me zhvillimin e vrullshëm të ekonomisë socialiste dhe me rritjen e kërkesave të eksportit nevojat për A. S. shtohen vazhdimisht prandaj prodhimi i tij në vend vjen duke u zgjeruar.
(G. L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Acidi Sulfurik
[cite]