ADAM
✤ (ose ADE) Gulielm (Guillaume Adam ose Adae, 1270-1341). Klerik francez, që shërbeu si kryepeshkop i Tivarit më 1324-1341; autor i relacionit Udhëzim për të bërë udhëtimin për në Tokën e shenjtë (Directorium ad passagium faciendum ad terram sanctam), shkruar latinisht më 1332 në Tivar dhe drejtuar Filipit VI Valua, mbret i Francës. Vepra ka vlerë si burim për historinë e Shqipërisë V në shek. XIV, sepse jep të dhëna për qytetet (si Shkodra, Drishti, Shasi, Ulqini e Tivari), për selitë peshkopale (të Pultit të madh e të Pultit të vogël, të Sapës dhe të Arbënit) dhe për popullsinë e këtyre viseve. G.A. jep dëshminë e parë që njihet deri më sot për një traditë letrare në gjuhën shqipe para shek. XIV. «Sado që shqiprtarët kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, prapëseprapë ata kanë në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën Iatine». Shqiptarët paraqiiten si një kombësi e dalluar luftëtarësh. Përshkruhet gjithashtu gjendja e rëndë e tyre në kohën e pushtimeve serbe dhe urrejtja kundër sunduesve të huaj, që kishte përgatitur truallin për një kryengritje të përgjithshme. Vepra i është atribuar gabimisht një murgu Brokard «Brocardu Monacus.

(P.B.—S.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Adam


[cite]