ADMINISTRATA E TRANSPORTIT AUTOMOBILISTIK SHTETËROR
✤ (ATASH). Organizmi i parë për administrimin e transportit automobilistik shtetëror, krijuar si hallkë më vete në varësi të Ministrisë së Punëve Botore, më 1945. A.TA..SH. mori në dorëzim dhe administroi gjithë automjetet e transportit civil, që u bënë pronë e shtetit, u përkujdes për të plotësuar nevojat për transportimin e mallrave të enteve shtetërore e parashtetërore, në radhë të parë, si dhe të qytetarëve, organizoi një rrjet transporti për lëvizjen e udhëtarëve me automjete në të gjithë vendin. Më 1946 A.T.A.SH. u riorganizua dhe u zgjerua duke përfshirë tërë llojet e transportit tokësor, detar dhe ajror. Më vonë detyrat e saj filluan të kryhen nga ndërmarrjet e veçanta të transportit automobilistik, transportit hekurudhor dhe transportit detar (shih).
(P. Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Administrata E Transportit Automobilistik Shtetëror
[cite]