Afresket kishtare

Afresket kishtare

Afreske quhen pikturat murale, të cilat pikturohen direkt mbi suva të njomë. Në këtë rast ikonografi duhet të zotëronte edhe zanatin e muratorit. Ai suvatonte një pjesë të murit dhe menjëherë fillonte pikturën murale sipas skenave biblike. Kjo teknikë kërkon përvojë të madhe dhe shumë siguri nga ana e ikonografit, sepse nëse thahej suvaja nuk mund të bëheshin korrigjime. Nga afresket më të vjetra mund të përmendim ato të shekullit XII në Kishën e Shën Stefanit në Dhërmi ku paraqiten Shën Dhimitri dhe Shën Stefani. Gjithashtu në Kishën e Rubikut paraqiten apostujt duke u kunguar. Afreske të shekullit XIV kanë shpëtuar në Kishën e Shën Marisë në Maligrad, në Kishën Shën Mëria Vllaherna në Berat, në atë të Shën Thanasit po në Berat etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Çfarë di ti për ikonat, Kareas 2000, faqe 123-125.

Besimi — Ortodoks

[cite]