AGJITACIONI E PROPAGANDA E PARTISË GJATË LUFTËS ANÇ

  FESH


AGJITACIONI E PROPAGANDA E PARTISË GJATË LUFTËS ANÇ
✤ Një nga fushat kryesore të punës politike të Partisë për t’i bërë të ndërgjegjshme masat dhe për t’i mobilizuar në Luftën ANÇ. PKSH i kushtoi kujdes të madh A. e P. me shkrim e me gojë. Që në mbledhjen e Grupeve Komuniste për themelimin e Partisë u shtrua detyra: «Të zhvillojmë agjitacionin dhe propagandën në turmat e gjera të popullit…». Kjo puna nisi menjëherë pas themelimit të PKSH me A. gojor, me thirrje, trakte, komunikata (shih) e forma të tjera. Një rol të rëndësishëm luajti shtypi i Partisë gjatë Luftës ANÇ, sidomos Zëri i Popullit (shih). A. dhe P. kishin karakter luftarak, përmbajtje të shëndoshë ideologjike, ishin të qarta e të kuptueshme për masat e gjera popullore, bëheshin kryesisht me gojë, me biseda, me njerëz veç e veç a me grupe të vogla, në mbledhje me punëtorë, fshatarë, të rinj, gra etj., si dhe me shtyp e në mbledhje më të gjera.

(L. Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Agjitacioni E Propaganda E Partisë Gjatë Luftës Anç



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AGJITACIONI E PROPAGANDA E PARTISË GJATË LUFTËS ANÇ":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/agjitacioni-e-propaganda-e-partis%c3%ab-gjat%c3%ab-luft%c3%abs-an%c3%a7
"AGJITACIONI E PROPAGANDA E PARTISË GJATË LUFTËS ANÇ," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018