AGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE


AGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE
✤ (ATSH). Institucion qendror informativ zyrtar i RPS të Shqipërisë, zëdhënëse e PPSH dhe e shtetit socialist. U ngrit menjëherëpas Çlirimitmë 29.12.1944 për të mbledhur, përpunuar e përhapur informacionin mbi veprimtarinë ideopolitike, ekonomike, kulturore e shoqërore që zhvillohet në Shqipëri, si dhe mbi ngjarjet poiitike-shoqërore në botë. ATSH është burimi kryesor i informacionit për propagandën e Partisë, për shtypin, radion e televizionin shqiptar, si dhe qendër për përpunimin e materialeve te shtypit e të agjencive të huaja. Veprimtaria e ATSH mbështetet në parimet marksiste-leniniste të PPSH dhe në mësimet e sh. Enver Hoxha për gazetarinë popullore. Ajo përçon në masat punonjëse politikën e .PPSH, paraqet arritjet në të gjitha fushat e ndërtimit socialist në Shqipëri dhe të mbrojtjes së atdheut. Në botën e jashtme ATSH pasqyron vijën politike të PPSH dhe të shtetit për ndërtimin e socializmit në Shqipëri dhe politikën e saj marksiste-leniniste në fusliën ndërkombëtare për përkrahjen e luftës së popujve për çlirim kombëtar e shoqëror kundër imperializmit amerikan, socialimperializmit sovjetik, reaksionit e revizionizmit modern.

ATSH boton buletine të përditshme me lajme të vendit e të jashtme, buletine periodike për fusha të caktuara, si dhe në gjuhë të huaja. Shërbimi fotografik i saj popullarizon veprimtaritë e ndryshme që zhvillohen kudo në vend, u siguron shtypit dhe organizatave të interesuara fotografi. Ka korrespondentë të saj në rrethet e vendit. Në veprimtarinë e saj kanë dhënë ndihmesë drejtues si Thanas Nano, Ajet Simixhiu, Taqo Zoto e gazetarë si Fatri Bejleri etj. Çdo ditë ATSH jep në dy gjuhë transmetime për botën e jashtme, të cilat arrijnë pothuaj në të gjitha vendet. ATSH ka marrëdhënie me një varg agjencish të huaja informative.

(L. H.-Xh. Ll.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Agjencia Telegrafike Shqiptare


[cite]