AGOLLI DRITËRO

  FESH


AGOLLI DRITËRO
✤ Poet, prozator dhe publicist, që nga v. 1973 kryetar i Lidlijes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, Anëtar i KQ të PPSH (1981) dhe deputet i Kuvendit Popullor. Lindi më 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër. Pasi kreu jashtë shtetit studimet e larta për filologji, punoi një kohë të gjatë në redaksinë e gazetës «Zëri i Popullit». Rrugën letrare e nisi me vjersha, të cilat i botoi që kur ishte nxënës gjimnazi. Për nga gjinitë, krijimtaria e D. A. është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e D.A. gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devoll. Devoll. Poemë malore. Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut socialist me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë socialiste. Në një sërë vjershash dhe poemash D.A. pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.). Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1669), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues i komunistëve në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. D.A. ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri.

(Ko. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Agolli Dritëro



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AGOLLI DRITËRO":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/agolli-drit%c3%abro
"AGOLLI DRITËRO," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018