AGOLLI VEHBI


AGOLLI VEHBI
✤ (Vehbi Dibra, 1867-1937). Veprimtar i dalluar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, kryetar i Pleqësisë së dalë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës (1912). Pasi mbaroi medresenë, vijoi një shkollë të lartë teologjike të Stambollit. Kreu detyrën e myftiut në Shqipëri, por i mbrujtur me patriotizëm vuri kombësinë mbi fenë dhe punoi për bashkimin e shqiptarëve duke u ngritur mbi aasitë fetare. Më 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës dhe mbështeti përpjekjet për arsimin në gjuhën amtare dhe alfabetin me shkronja latine, duke demaskuar politikën antishqiptare të xhonturqve. Rë Kuvendin Kombëtar të Vloi’ës erdhi në krye të delegacionit të Dibrës dhe u zgjodh kryetar i Pleqësisë, e cila kishte për detyrë të kontrollonte e të këshillonte qeverinë. Zëvendësonte kryeministrin, I. Qemalin, kur ky mungonte. Gjatë viteve të Luftës I Botërore mërgoi në Sofje e Bukuresht, ku e vijoi veprimtarinë patriotike. Vdiq në Tiranë më 1937.

(V. Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Agolli Vehbi


[cite]