Ajazma
(greqisht: αγιασμός) Ajazma është shërbesë liturgjike e kishës, gjatë së cilës bëhet shenjtërimi i ujit, me anën e uratave përkatëse për thirrjen e Shpirtit të Shenjtë dhe të zhytjes së kryqit tre herë në ujë. Janë dy lloj ajazmash: 1-Ajazma e vogël, e cila kryhet çdo fillim muaji dhe në raste të tjera. 2- Ajazma e madhe e cila kryhet vetëm në të kremten e Theofanisë më 6 janar. Shërbesa e Ajazmës gjendet tek Uratorja e Vogël.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]