Agustini

Agustini (354-430) ka lindur më 13 nëntor të vitit 354, në Tagasi të Numibisë. Studimet i kreu më 371 në Karqidonë. Më pas në vitin 383 vajti në Romë dhe Milano, ku punoi si mësimdhënës i retorikës. Përshtypje të madhe i bënë predikimet e Ambrozit, prej të cilit u pagëzua në vitin 387. Në vitin 391 vajti në Iponë ku u dorëzua në gradën priftërore prej episkopit të qytetit, Valerit, dhe më 396 me vdekjen e këtij të fundit u dorëzua episkop. Agustini konsiderohet si më i madhi nga etërit e Perëndimit prandaj është shpallur Mësues Ekumenik (Doctor Ecclesiae). Ai ndërroi jetë më 28 gusht të vitit 430, kur ishte në moshën 76 vjeçare. Kujtimi i tij kremtohet më 15 qershor. Shkrimet: 1) Rrëfimet (Confessiones) në 13 libra, ku gjëja më e rëndësishme e kësaj vepre është autobiografia, e cila u shkrua rreth viteve 397- 401. 2) Rishqyrtimi (Retractationes) në 2 libra. Kjo vepër u shkrua rreth viteve 286- 472 dhe përmban predikimet dhe letrat e Agustinit. 2) Rreth Trinisë (Di Trinitate), në 15 libra, të cilat i shkroi ndërmjet viteve 399-419. Për të shkruar këtë vepër Augustinit iu deshën 20 vjet. Vetë Augustini ka deklaruar se të paktë janë lexuesit që mund ta kuptojnë këtë vepër. 3) Mbi herezitë (De Haeresibus), të cilën e shkroi në vitin 482. Në këtë vepër trajtohet lufta kundër 88 herezive duke filluar nga Simon Magjistari e deri te Pelagji. 4) Qyteti i Zotit (De civitate Dei), në 22 libra, të cilët i shkroi ndërmjet viteve 313-426, për të treguar se plaçkitja që iu bë Romës në vitin 410 nga Alariku ishte hakmarrja e Perëndisë ndaj shtetit që përndiqte të krishterët. Kjo vepër ka vlera të mëdha teologjike dhe filozofike se Augustini paraqet lakuriqësinë e qytetit të atëhershëm (civitas terrena). Kjo është vepra më e përkryer e Augustinit, prej së cilës është frymëzuar Dante kur shkroi Komedinë Hyjnore.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Moikom Zeqo, Rrëfimet e Augustinit në shqip, sfida e një kryevepre mbijetuese, Ballkan, 4 mars 2007, faqe 16-17.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]