AJKUNA
✤ E shoqja e Mujit, heroit kryesor të ciklit shqiptar të këngëve të kreshnikëve, dhe e ëma e Omerit. Ndonjëherë paraqitet edhe si e motra e Mujit dhe me emrat Ajka ose Kuna. A. shquhet jo vetëm si nënë me zemër të madhe. por edhe si bashkëshorte e zgjuar, e untë, trime, e denjë për kreshnikun Muji. Asaj i kushtohet rapsodia e bukur elegjiake «Ajkuna qan Omerin».

(F. Po)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ajkuna


[cite]