AKSIONET KOMBËTARE TË RINISË

  FESH


AKSIONET KOMBËTARE TË RINISË
✤ Forma masive të mobilizimit të rinisë në vitet e para pas Çlirimit për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta dhe për ndërtimin e veprave të rëndësishme për zhvillimin ekonomiko-shoqëror në vitet e mëvonshme. A. K. të R. luajnë rol të rëndësishëm për edukimin ideopolitik të rinisë, për kalitjen e saj revolucionare dhe përgatitjen nga ana tekniko-profesionale. Sh, Enver Floxha i ka vlerësuar ato si shkolla të edukimit komunist të rinisë.

Aksioni i parë kombëtar i rinisë ishte ndërtimi i rrugës automobilistike Kukës-Peshkopi (shih) më 1946, 65 km e gjatë. U ndërtua brenda 5 muajve, me pjesëmarrjen e 5000 të rinjve dhe u përurua më 27.11.1946. Në mars 1947 filloi aksioni i madh për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Peqin, 44 km e gjatë, hekurudha e parë në Shqipëri (shih I-Iekurudha Durrës-Elbasan), Morën pjesë 30.230 vullnetarë, nga të cilët 3255 të reja. Një vit më vonë Partia i besoi rinisë ndërtimin e një objekti të ri të rëndësishëm — hekurudhën Durrës-Tiranë (shih). Edhe ky aksion u kurorëzua me sukses, në një kohë rekord, prej rreth 8 muajsh. Në të punuan më se 25.000 të rinj e të reja.

Pas vitit 1949 rinia mori pjesë në ndartimin. e Kombinatit të tekstileve «Stalin», Kombinatit të sheqerit Maliq, në hidrocentralin «V, I. Lenin» dhe më 1952 nisi një vepër të madhe, hidrocentialin «K. Marks» e së bashku me të u ndërtua edhe rruga Milot-Ulëz, e cila mori emrin «Rruga e Dritës». Ndërmarrja e aksioneve kombëtare nga ana e rinisë u bë metodë e përhershme revolucionare për mobilizimin e saj në luftë për ndërtimin e shoqërisë socialiste. Pas fjaiimit historik të sh. Enver Hoxha fë 6 shkurtit 1967 «Revolucionarizimi i mëtejshëm i Partisë dhe i pushtetit» KQ i BRPSH vendosi rifillimin në shkallë të gjerë të A. K. të R. si shkollë e madhe për edukimin revolucionar. Nëpërmjet tyre rinia ka dhënë e jep ndihmesë të madhe për realizimin e planeve pesëvjeçare të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit. Ndër aksionet më të rëndësishme të rinisë të kësaj periudhe janë ndërtimi 1 hekurudhës Rrogozhinë-Fier, i hekurudhës Eibasan-Përrenjas e pastaj Përrenjas-Pogradec, i rrugës së Malësisë së Madhe (shih), i brezareve të Bregdetit në zonën e Jonufrit e të Lukovës. (A. S.) |£K& i

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aksionet Kombëtare Të Rinisë



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AKSIONET KOMBËTARE TË RINISË":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/aksionet-komb%c3%abtare-t%c3%ab-rinis%c3%ab
"AKSIONET KOMBËTARE TË RINISË," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018