AKSIONI I DYTË I SELENICËS

  FESH


AKSIONI I DYTË I SELENICËS
✤ (1.4.1943). U zhvillua nga çeta partizane «Plakë» e Vlorës në bashkëveprim ‘me çetën partizane «Plakë» të Mallakastrës dhe çetat vullnetare territoriale të zonës. Armiku për ripushtimin e Selenicës nisi mbi 200 veta: një kompani karabinierësh të përforcuar me dy toga mitraliere. Partizanët zunë pritë në kodrat në P të Selenicës. Armiku ra në pritë, i rrethuar nga të gjitha anët pësoi disfatë të plotë: 50 veta u vranë, 80 të tjerë u zunë robër, ndërmjet të cilëve 4 oficerë, njëri prej tyre nënkolonel5 i karabinierisë, një pjesë u mbyt në Vjosë. Partizanët zunë një sasi të madhe armësh dhe municioni. Në shkrimin e «Zërit të popullit» për këtë aksion theksohej se ai forcoi besimin e popullit në sigurinë që i sillte lufta e çetave të tij.

(M.Xl.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aksioni I Dytë I Selenicës



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AKSIONI I DYTË I SELENICËS":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/aksioni-i-dyt%c3%ab-i-selenic%c3%abs
"AKSIONI I DYTË I SELENICËS," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018