AKSIONI I ELEKTRIFIKIMIT TË FSHATIT

  FESH


AKSIONI I ELEKTRIFIKIMIT TË FSHATIT
✤ Lëvizje e madhe revolucionare e masave për zbatimin e vendimit të Plenumit IV të KQ të PPSH (11-12 dhjetor 1967) «Mbi elektrifikimin e krejt fshatrave të vendit deri më 8 nëntor 1971, me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Partisë». Aksioni përfundoi 13 muaj para afatit më 25.10. 1970. Morën pjesë masat e gjera punonjëse, kooperativistët, klasa punëtore, inteligjencia popullore, rinia, repartet ushtarake, pionierët etj. Për organizimin e drejtimin e aksionit u ngrit Komisioni Qeveritar i Elektrifikimit, shtabe e grupe pune në dikasteret, institucionet qendrore, k.e. të këshillave popullorë të rretheve, ndërmarrjet e fshatrat. U bë me investime nga shteti, me fonde të kooperativave bujqësore, me punën e kooperativistëve dhe të vulinetarëve të aksionit. Para fillimit të aksionit në Shqipëri ishin të elektrifikuara 787 fshatra, rreth 30% e tyre, ndërsa vetëm gjatë këtij aksioni, në më pak se 3 vjet u eiektrifikuan 1759 fshatra. Rrethet e Gjirokastrës, Vlorës, Tropojës dhe Durrësit e përfunduan elektrifikimin që më 1969. Për elektrifikimin e 1759 fshatrave gjatë aksionit u ndërtuan 6423 km linja tensioni të lartë 6-10 kV; 14.151 km linja tensioni të ulët, 1995 kabina transformacioni; 17 nënstacione elektrike; 350 km linja tensioni të lartë 35-110 kV; 37 hidroeentrale lokale e kooperativash, 14 termocentrale dhe u përgatitën rreth 2000 specialistë për shërbimet elektrike nga raahët e fshatarësisë kooperativiste. Aksioni i shpejtoi shndërrimet soeialiste në fshat, duke ngushtuar më tej dallimet midis qytetit e fshatit dhe krijoi kushte për zhvillimin e forcave prodhuese në bujqësi. Ai ishte një fitore tjetër e madhe e politikës së PPSH dhe e radhiti Shqipërinë në vendet e botës plotësisht të elektrifikuara.

(K. J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aksioni I Elektrifikimit Të Fshatit



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AKSIONI I ELEKTRIFIKIMIT TË FSHATIT":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/aksioni-i-elektrifikimit-t%c3%ab-fshatit
"AKSIONI I ELEKTRIFIKIMIT TË FSHATIT," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018