AKSIONI PËR ÇLIRIMIN E GUSMARIT

  FESH


AKSIONI PËR ÇLIRIMIN E GUSMARIT
✤ (28.11. 1942). U krye sipas vendimit të celulës së PKSH, nën drejtimin e Mustafa Matohitit (shih). Morën pjesë partizanët e çetës së Kurveleshit dhe shumë fshatarë të armatosur, gjithsej mbi 250 veta, ndërsa garnizoni armik përbëhej prej më se 100 karabinierësh dhe milicësh. Përballë forcës dhe vendosmërisë së partizanëve dhe nga puna që ishte bërë brenda në radhët e garnizonit, ai dhe nënprefekti u dorëzuan. Gusmari ishte ndër nënprefekturat e para që çlirohej nga çetat partizane. Që nga kjo kohë Kurveleshi u bë zonë e lirë dhe një nga bazat e rëndësishme të Luftës ANÇ. Armiku zhvilloi disa operacione në Kurvelesh, por asnjëherë nuk mundi të vendosë trupa të përhershme. Çlirimit të Gusmarit dhe të gjithë Kurveleshit, «Zëri i popullit» i bëri jehonë të madhe, duke ngritur lart guximin e vendosmërinë e «trimave të I
(M. II.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aksioni Për Çlirimin E Gusmarit



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AKSIONI PËR ÇLIRIMIN E GUSMARIT":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/aksioni-p%c3%abr-%c3%a7lirimin-e-gusmarit
"AKSIONI PËR ÇLIRIMIN E GUSMARIT," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018