AKTET NËNLIGJORE

  FESH


AKTET NËNLIGJORE
✤ Akte që nxjerrin, në bazë të ligjit dhe për zbatimin e tij, organet shtetërore në RPSSH. Ligjshmëria socialiste i siguron pozitë sunduese eprore aktit ligjor të Kuvendit Popullor kundrejt akteve të çdo organi tjetër shtetëror. Për shkak të varësisë së plotë nga ligji, A. N. sjellin pasoja juridike vetëm kur nxirren në bazë të ligjit dhe për zbatimin e tij. A. N. kryesore në sistemin e së drejtës sonë janë: dekretet e Presidiumit të Kuvendit Popullor kur zhvillojnë përmbajtjen e ligjit, vendimet dhe urdhëresat e këshillave popullorë, si dhe aktet juridike të organeve administrative.

(Z.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aktet Nënligjore



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AKTET NËNLIGJORE":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/aktet-n%c3%abnligjore
"AKTET NËNLIGJORE," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018