AKTI ADMINISTRATIV


AKTI ADMINISTRATIV
✤ Formë jurldike e të vepruarit, që përdorin organet e administratës shtetërore të RPSSH për të krijuar, ndryshuar ose shuar, në bazë të ligjit dhe për zbatimin e tij, marrëdhënie juridike konkrete në të gjitha fushat e veprimtarisë ekzekutive urdhërdhënëse të shtetit të diktaturës së proletariatit. Si rregull A. A. të organeve kolektive kanë formën e vendimeve dhe të urdhëresave, ndërsa ato të organeve individuale — formën e urdhërave dhe të udhëzimeve. Fuqia juridike e A. A. varet nga shkalla që ka në aparatin administrativ organi që e nxjerr, ndërsa detyrueshmëria e zbatimit për të gjithë A. A. është e njëllojtë. Që A. A. të sjellë pasojat e dëshiruara është e domosdoshme të plotësojë këto kushte: të nxirret nga organi që ka kompetencë personale, tokësore, e lëndore, të dalë në formën juridike të parashikuar nga ligji, ta ketë përmbajtjen në përputhje me përmbajtjen e ligjit, të nxirret për qëllimet e ndjekura nga ligji. Shkelja e çdonjërit prej këtyre kushteve sjell pavlefshmërinë e A.A.

(Z.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Akti Administrativ


[cite]