ALBANIA-SHQIPËRIA

  FESH


ALBANIA-SHQIPËRIA
✤ (1918). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore, letrare etj. në gjuhën shqipe. pjesërisht edhe anglisht e frëngjisht, organ i «Partisë Politike» të . shqiptarëve të Amerikës. që drejtohej nga Sevasti Dako (shih). Numri i parë doli më 28.2.1918 në Nju-Jork dhe vijoi ms pas rnë Uorçëster Mass deri më 1920. A. propagandoi idenë e bashkimit politik të të gjithë shqiptarëve; mbajti qëndrim të hapur kundër fuqive imperialiste dhe qarqeve shoviniste . të shteteve fqinje, që kërkonin copëtimin e Shqipërisë etj,; popullarizoi figurat e shquara të Rilindjes Kombëtare dhe të Pavarësisë. Bashkëpunuan edhe I. Qemali, M. Grameno etj.

(P. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Albania-Shqipëria



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "ALBANIA-SHQIPËRIA":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/albania-shqip%c3%abria
"ALBANIA-SHQIPËRIA," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018