ALBANIA
✤ (1897). Revistë e përmuajshme politike, kulturore dhe letrare. Numri i parë doli në mars 1897 në Bruksel, pastaj në Londër që nga v. 1903 e deri më 1909. E drejtonte F. Konica dhe pothuajse që në krye A. ndoai një program oportunist dhe bëri të gjitha përpjekjet për ta kufizuar lëvizjen kombëtare shqiptare në kërkesën e autcnomisë kulturore. Më 1906-1907 revista A. u ngrit me egërsi kundër çetave të patriotëve që nisën luftën e armatosur kundër pushtuesit të huaj. A. u dha vend edhe shkrimeve letrare e materihleve folklorike si dhe artikujve nga historia e Shqipërisë, duke marrë nga kjo anë rëndësi për zhvillimin e kulturës shqiptare. Botonte rregullisht për çështjen shqiptare shkrime frëngjisbt me karakter politik, historik etj. Herë pas here botonte recensione dhe shënime për veprat e autorëve shqiptarë dhe arbëreshë. Në A. bashkëpunuan edhe një varg shkrimtarësh të shquar të kohës, si F. Shiroka, L. Gurakuqi, A. Z. Çajupi, F. S. Noli, H. Mosi etj.
(Th. Gj.)
✤ (1929). Gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore e letrare, organ i arbëreshëve të Italisë të mërguar në SHBA. Numri i parë doli më 26.1.1929 në Nju-Jork, vijoi deri më 1936, kur u kthye në revistë të përmuajshme (gjithsej 9 nr.) deri më 1940. Lënda ishte në të folmen arbëreshe dhe pjesërisht italisht e anglisht Botoi njoftime nga arbëreshët e Kalabrisë e të Sicilisë, nga Shqipëria dhe nga jeta e të mërguarve. Në periudhën e fundit mbajti qëndrim proitalian.
(V. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Albania
[cite]