ALEKSANDRI I MAQEDONISË

  FESH


ALEKSANDRI I MAQEDONISË
✤ (Aleksandri III, 356-323 p.e.r.). Mbret i Maqedonisë në v. 336-323 p.e.r., i mbiquajtur Aleksandri i Madh, (Leka i Madh). Ishte biri i Filipit II dhe i princeshës epirote Olimpia (shih), e cila e edukoi me karakter të fortë. E mori arsimin nga Aristoteli dhe u përgatit si ushtarak në një varg luftërash. Pas vrasjes së Filipit më 336 p.e.r. mori pushtetin në Maqedoni dhe u zgjodh komandant i përgjithshëm i forcave greke kundër Persisë. Ndërmori një fushatë në V të Maqedonisë më 335, kur rrethoi edhe qytetin ilir Pelion (shih). Më 334 p.e.r. A. i M. nisi fushatën kundër perandorisë persiane, të cilën e theu dhe krijoi një perandori të gjerë që shtrihej nga tokat e mbretërise maqedone në Evropë e deri në brigjet e lumit Ind në Azi, e të Nilit në Afrikë. (N. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aleksandri I Maqedonisë



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "ALEKSANDRI I MAQEDONISË":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/aleksandri-i-maqedonis%c3%ab
"ALEKSANDRI I MAQEDONISË," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018