Aleksandria

(greqisht: Αλεξάνδρεια) Aleksandria vjen e treta sipas radhës, pas Romës dhe Kostandinopojës. Aleksandria ka qenë qendër e madhe kulturore e fetare. Atje kanë jetuar e ushtruar aktivitetin e tyre shumë personalitete të shquara, ndër të cilët mund të veçonim Klementin, Origjenin, Athanasin e Madh etj. Gjatë shekullit V mjaft të krishterë përqafuan herezinë monofizite dhe u quajtën koptë. Patriarkana e Aleksandrisë drejtohet nga sinodi i përbërë nga 13 mitropolitë me në krye patrikun. Ka gjithashtu edhe 10 ndihmësepiskopë tre prej të cilëve janë afrikanë. Disa nga mitropolitë kryesore janë: e Geron, Leontopolit, Afrikës, Pilusit, Aksonit, Kartagjenës, Kamerunit, Rodezisë, Irinopolit, Kenias etj. Patriku mban titullin: I Fortlumturi Papë dhe Patrik i Qytetit të madh të Aleksandrisë, Libisë, Pentapolit, Etiopisë, të gjithë Egjiptit dhe të gjithë Afrikës.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]