AMNISTIA

  FESH


AMNISTIA
✤ Akt i orgranit më të lartë të pushtetit shtetëror, në bazë të të cilit shuhen ndjekjet për vepra të caktuara penale, zëvendësohet dënimi me një më të butë, ose përjashtohen tërësisht a pjesërisht nga dënimi dhe pasojat e tij juridike kategori të caktuara personash të gjykuar ose jo. Sipas Kushtetutës së RPSSH A. është në kompetencë vetëm të Kuvendit Popullor. A. është shprehje e humanizmit socialist dhe jepet, si rregull, kur me ndryshimin e rrethanave politikoshoqërore dhe me forcimin e diktaiturës së proletariatit bëhet i panevojshëm dënimi ose vuajtja e mëtejshme e tij. A. shpallet zakonisht me rastin e daitave dhe ngjarjeve të shënuara. A. e parë është dhënë me Vendimin e Kryesisë së KANÇ dt.28.11.1944. Përfshinte anëtarët e organizatave tradhtare që kishin bashkëpunuar me armikun, duke përjashtuar kriminelët e luftës dhe ata që kishin vrarë, djegur e plaçkitur popullin etj. A. të tjera: më 1945 për veprat penale të kryera deri në Çlirimin e Shqipërisë, më 1959 për shtetasit shqiptarë të arratisur jashtë shtetit, më 1962 me rastin e 50-vjetoriit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe 18-vjetorit të Çlirimit të Atdheut etj.

(G.Gj )

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Amnistia



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AMNISTIA":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/amnistia
"AMNISTIA," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018