ANËTARI I PARTISË
✤ Pjesëtar i PPSH, që militon në një organizatë-bazë të saj. Anëtar i Partisë së Punës të Shqipërisë, sipas Statutit të PPSH, mund të jetë çdo punonjës, shtetas i RPS të Shqipërisë që nukshfrytëzon punën e të tjerëve, që pranon programin dhe statutin e Partisë dhe që vepron gjallërisht për t’i vënë në jetë, që bën pjesë e punon në një nga organizatat e Partisë, që zbaton të gjitha vendimet e Partisë dhe paguan rregullisht kuotizacionin e caktuar të anëtarësisë. Në Statutin e PPSH përcaktohen detyrat e të drejtat e A. të P. Në Kongresin V të PPSH sh. Enver Hoxha formuloi tiparet që karakterizojnë A. e P. Këto janë: Anëtari i PPSIT duhet të jetë besnik ndaj mësimeve të marksizëm-leninizmit, ndaj Partisë dhe popullit, ai duhet të jetë i pajisur me disiplinë të çeliktë e të ndërgjegjshme, me vullnet të hekurt për zbatimin e vijës së Partisë, të ligjeve të shtetit, për respektimin e zakoneve të mira të popullit, duhet të jetë i ndërgjegjshëm se qenia në Parti nuk sjell e nuk niund të sjellë as më të voglin privilegj personal për të, ajo sjell detyra të mëdha të vështira e me përgjegjësi; ai duhet të jetë i lidhur ngushtë me masat,’ të dëgjojë me vëmendje e respekt zërin e tyre, të jetojë me masat, të njohë hallet e tyre, të qëndrojë në krye të masave e t’i udhëheqë ato; ai duhet të zhvillojë kurdoherë dhe pa frikë luftën e klasave si jashtë ashtu edhe brenda radhëve të’ Partisë duke u mbështetur në parimet e marksizëm-leninizmit dhe në vijën e Partisë, ai duhet që me punën e sjelljen e tij të fitojë besimin dhe dashurinë e njerëzve, i edukon dhe shpëton ata që gabojnë dhe godet pa mëshirë ata që janë të pandreqshëm e s’noqërisht të rrezikshëm, armiqtë e popullit e të Partisë; ai duhet të pajiset me një vigjilencë revolucionare për të ruajtur vijën e Partisë; ai duhet të karakterizohet nga një drejtësi e kulluar pa njolla në ndërgjegjen dhe veprimet e tij, të jetë parimor, të mos fshehë kurrë të metat e gabimet e tij por t’i kritikojë vetë pa pritur t’ia vënë në dukje të tjerët; ai duhet të punojë me ndërgjegje të lartë atje ku e ka caktuar dhe ku ka nevojë Partia duke vënë kurdoherë e mbi të gjitha interesin e përgjithshëm, ai nuk duhet të pajtohet kurrë me një gjendje të sëmurë por të zhvillojë autokritikën dhe kritikën pa kufizim. Kërkesat e Partisë për cilësitë revolucionare të anëtarëve janë rritur vazhdimisht në përshtatje me detyrat që shtron zhvillimi i revolucionit socialist dhe janë përcaktuar edhe në Kongreset e mëvonshme të saj. Anëtari i Partisë ka të drejtë të marrë pjesë gjallërisht në diskutimin e problemeve të politikës së Partisë, në mbledhjet dhe në shtypin e saj, të zgjedhë e të zgjidhet në organet udhëheqëse të Partisë, të drejtohet për çdo çështje vetjake ose të Partisë, të bëjë pyetje, kërkesë dhe propozim në të gjitha organet udhëheqëse të Partisë deri në Komitetin Qendror të PPSH.
(G. De.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Anëtari I Partisë
[cite]