ANAMALI

  FESH


ANAMALI
✤ Krahinë gjeografike ahe etnografike në VP të Shkodrës në rrëzën J të malit të Tarabashit (shih), që vazhdon përtej kufirit shtetëror të RPSSH, në Mal të Zi (në rrëzën J të malit të Krebit). Përfshin fshatrat Obiikë, Muriqan, Shtuf, Zus etj. dhe disa fshatra përtej kufirit shtetëror. Tokat bujqësore të A. shtrihen në bregun e djathtë të Bunës, si dhe, në trajtë brezaresh, në pjesët e uiëta të Taraboshit, ku pas Çlirimit janë mbjellë ullinj e pemë të tjera frutore. Në tokat fushore mbillen drithëra buke. Argjinatura e ngritur gjatë bregut të djathtë të Bunës e mbron fushën nga përmbytjet. Kuitura popullore e A. ka tipare të njëjta me të popullsisë në zonën e ulët të Shkodrës.

(P. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Anamali



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "ANAMALI":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/anamali
"ANAMALI," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018