APARATI SHTETËROR


APARATI SHTETËROR
✤ Tërësia e sistemeve të organeve shtetërore, të ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligjet me ushtrimin e pushtetit shtetëror në RPSSH. A.Sh. përbëhet prej këtyre sistemeve të organeve shtetërore: 1. Organet përfaqësuese ose organe të pushtetit shtetëror në kuptimin e ngushtë të fjalës (shih: Kuvendi Popullor i RPSSH, Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Këshillat popullorë); 2. Organet ekzekutive-urdhërdhënëse ose aparati administrativ (shih) të RPSSH; 3. Organet gjyqësore; 4. Organet për hetimin dhe parandalimin e veprave penale (shih Hetuesia); 5. Organet për kontrollin i ligjshmërisë (shih Prokuroria).

(Z.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aparati Shtetëror


[cite]