ARBËNESHI
✤ Fshat, sot lagje periferike e qytetit Zara të Dalmacisë në Jugosllavi, i quajtur edhe «Arbanasi» dhe «Borgo-Erico». U formua bashkë me fshatin Zemuni e ndonjë tjetër pranë tij, sot të sllavizuar, prej shqiptarësh të ikur në valë të ndryshme më 1726-27, 1733 e më pas, nga fshatrat Brisku, Ljarja, Shestani, ndërmjet Ulqinit dhe Tivarit. Me punën e të ardhurve, sipërfaqe fë mëdha shkëmbore u kthyen në kul-lota, ara, vreshta. Është ruajtur gjer më sot gjuha shqipe, si gjuhë shtëpiake që e flasjn më shumë brezat e moshuar. E folmja e A. i përket tipit të gegërish-„ tes, por nuk paraqet ende dukuritë e asimilimit” fonetik që karakterizon këtë në fazën e saj të re. E foimja e A. është studiuar nga G.Vajgand, K.Taliavini dhe I.Ajeti.
(M.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arbëneshi
[cite]