ARGATËT


ARGATËT
✤ Punëtorë krahu, kryesisht fshatarë të varfër, që detyroheshin të punonin me mëditje sipas stinëve ose në mënyrë të përhershme, zakonisht në bujqësi dhe ndërtim. Në Shqipëri, në kushtet e sundimit osman, A. shkonin për të gjetur punë brenda vendit ose në provinca të afërme madje dhe të largëta të Perandorisë Osmane. Vinin sidomos nga trevat malore të varfëra dhe pa burime ekonomike. Punonin për korrjet e shirjet, për hapjen e kanaleve, si muratorë, zarukthtarë, sharrëtarë etj. Organizoheshin në grupe të vogla dhe mëditjen e merrnin në natyrë ose në monedhë. Me lindjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste në trojet shqiptare, puna e A. u zgjerua më tej. Ata morën tiparet e proletarëve të fshatit dhe të qytetit, Pas Çlirimit me shndërrimet e thella ekonomike-shoqërore kjo kategori punonjësish u zhduk.

(L.Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Argatët


[cite]