ARIANITËT


ARIANITËT
✤ Familje e madhe feudale shqiptare që njihet qysh nga fillimi i shek. XI dhe ka luajtur një rol politik të rëndësishëm sidomos në shek.XV dhe deri në mesin e shek.XVI. Emri i saj njihet në variante të ndryshme (Aranit, Arnit, Harjanit etj.) dhe me shtesa që shënojnë lidhje me familje të mëdha feudale (Arianit Komneni, Arianit Golem Topia etj.). Nuk ka një përcaktim të saktë të shtrirjes së zotërimeve të A. që kanë ndryshuar gjatë shekujve. Zotërimet kryesore duket se kanë pasur një shtrirje mjaft të madhe, por pa formuar një zonë kompakte, që shkonte që nga viset e Dibrës së Sipërme, në Çermenikë, Mokër, Bërzeshtë -Polis, Shpat-Vërçë, duke përfshirë edhe pjesë të zonës fushore Dumre-Lushnje-Elbasan-Kavajë. Figurat kryesore të kësaj familjeje janë: David A., Gjergj A. dhe Kostandin A.

Bavid Arianiti. Patric, strateg në shërbim të Perandorisë Bizantine (1001-1018). Me urdhër të perandorit të Bizantit, Vasilit II, luftoi kundër bullgarëve në Strumenicë e Shkup, ku ishte emëruar strateg. Biri i tij Kostandini, i njohur në vitet 1049-50, ishte edhe ai ushtarak në shërbim të Bizantit. D.A. është ndër të parët përfaqësues që njihet i klasës feudale shqiptare, e cila ishte duke u formuar. Kostandin Arianiti (1457-1531). Djali i sundimtarit shqiptar Gjergj Arianiti dhe trashëgimtar i titullit princor. Në moshën 12-vjeçare pas vdekjes së Gjergjit, bashkë me të ëmën mori rrugën e mërgimit, u rrit në oborret princore të Italisë dhe u bë Zot i Monferratos, kapedan I Pizas në Itali. Më 1495 K.A. iu përgjigj thirrjes së krerëve të lëvizjes çlirimtare shqiptare dhe, së bashku me Martin Firmahdn organizuan një ekspeditë për t’u kthyer në SKqipëri. Kjo ekspeditë dështoi pa nisur, sepse Venediku ndërhyri me forcat e veta dhe e pengoi. Përveç Venedikut, K.A. pati konfli.kte edhe me Karlin VIII, mbretin e Francës që pat zbritur në Itali me ushtritë e veta. U vu edhe në dispozicion të perandorit Maksimilian që e emëroi zëvendës të përgjithshëm në Itali dhe e dërgoi ambasador në Romë. Më 1516 u emërua zot i Fanos në Italinë qendrore dhe vdiq po atje.

(K.Bo.-I.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arianitët


[cite]