ARKITEKTURA E NDËRTIMEVE TË KULTIT TË KRISHTERË
✤ Ndërtimi i faltoreve të krishtera nisi me pranimin zyrtar të krishterimit si pjesë përbërëse e ideologjisë sunduese e shtypëse nga perandori romak Kostandini më 313. Modelet nëfillim u morën nga ndërtimet e mëparshme, sidomos bazilikat. Periudha e parë quhet paleokristiane. Arkitektura paleokristiane në Shqipëri dëshmohet që në shek. IV. Përbën një varg rrënojash, ndër të cilat janë banesa e kthyer në kishë në Tiranë (shek.IV), bazilika e Akropolit në Butrint (shek.IV), bazilika e Tepes në Elbasan (shek. IV dhe V). Mori hov në fund të shek.V dhe gjysmës së parë të shek.VI në kohën e perandorëve bizantinë ma origjinë ilire Anastas dhe Justinian. Kjo dëshmohet nga skulptura e pasur arkitekturale e gjetur në Durrës, nga rrënojat e mjaft kishave, si në Bylis (Hekaii i Fierit), Ballsh, Lezhë, Amantia (Pllcçë e Vlorës), Butrint, Sarandë etj. Arkitektura dhe zbukurimet e 11dhura me të (kapitele, ikonostase, mozaikë) janë dëshmi për nivelin e lartë të ndërtimeve në Shqipëri në antikitetin e vonë. Krahas bazilikave, gjejnë përdorim dhe tipa të tjerë arkitekturora si njënefëshe apo me planimetri qendrore (Lin i Pogradecit, baptistëri i Butrintit).
Arkitektura hizamtine deri në shek. XI vazhf don të përdorë tipat e vjetër arkitekturorë, ndër të cilët bazilikat (Durrës, Perondi). Gjatë gjithë mesjetës së hershme, me kushtet e vështira ekonomike-politike të vendit vijojnë të përdoren një pjesë e ndërtimeve të periudhës së mëparshme. Njëkohësisht futen në J tipat e rinj të arkitekturës bizantine me planimetri kryqi të brendashkruar në forma akoma të pazhvilluara (Peshkopi e Sipërme, Gjirokastër, Kosinë e Përmet), ndërsa në Shqipëri të V hyjnë elemente të arkitekturës Romanike (Rubik).
Arkitektura mesjetare shqiptare, kalon një periudhë të rëndësishme në shek.XIII-XV. Nga ajo ruhen një numër jo i vogël monumentesh që përfshihen në arkitekturën bizantine dhe romanilto-gotike, duke pasur një fytyrë të veçantë vendase, të lidhur me traditën. Shquhen si shkolla të veçanta ajo e bregdetit Dalmatin dhe e Shqipërisë së V (kisha e Shirgjit, katedralja e Shën Stefanit në Shkodër, kisha e Vaut të Dejës; e Durrësit (kisha e Rodonit dhe një sërë fragmentesh nga kishat e Burrësit); e Beratit dhe e Myzeqesë (kishat e Beratit, Pojani) dhe të Shqipërisë së J (Labovë e Kryqit, Mesopotam). Krahas lidhjeve me arkitekturën e vendeve fqinje dhe me qendrat kryesore në to hasen krijime që dëshmojnë për nivelin e lartë artistik të saj.
Pas pushtimit osman gjatë shekullit XVI ndërtohen vetëm një numër i vogël faltoresh, me përmasa të vogla e të thjeshta nga ndërtimi planimetrik-vëllimor. Vetëm nga fundi i këtij shekulli ndërtimet marrin hov në vende të largëta nga rrugët e syri i pushtuesit (kishat e Vanistës, Goranxisë, Poliçanit). Në shek.XVII shtohet numri i ndërtimeve dhe ka një larmi tipologjike, ku mbizotërojnë tipat e trashëguar nga periudha e parapushtimit, të zhvilluar në kushtet e reja: kisha njënefëshe, me strukturë në formë kryqi me kupolë dhe bazilikat kryesisht me kupolf e qemere. Në shek.XVIII arkitektura e kultit arrin lulëzimin me zgjidhje të reja, rritet riumri i faltoreve dhe madhësia e tyre (Voskopojë, Vithkuq, në krahinën e Gjirokastrës dhe në pellgun e Myzeqesë). Atel.jetë e shumta të mjeshtrave që punojnë kanë lënë një numër të madh dëslimish të veprimtarisë së tyre. Me Rilindjen Kombëtare veprimtaria në këtë fushë u pakësua dhe ndërtimet e mëvonshme i shërbyen ideologjisë obskurantiste fetare, duke humbur vlerat arkitekturore e artistike.
(A.M. — P.Th.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arkitektura E Ndërtimeve Të Kultit Të Krishterë