ARKITEKTURA E PERIUDHËS SË SOCIALIZMIT


ARKITEKTURA E PERIUDHËS SË SOCIALIZMIT
✤ Tërësia e parimeve që zbatohen në artin e të ndërtuarit sipas metodës së realizmit socialist, si dhe veprat e ndërtuara sipas këtyre parimeve. Kjo arkitekturë lindi dhe u zhvillua në Shqipëri pas Çlirimit, duke vënë në jetë orientimet e PPSH dhe mësimet e sh.Enver Hoxha. Udhëhiqet nga qëllimet e shoqërisë soeialiste për të plotë„suar kërkesat e saj lidhur me mënyrën e re të prodhimit e të jetesës së masave të gjera punonjëse, si dhe me ngritjen e vazhdueshme të niveiit të tyre ekonomik e kulturor. Përmbajtja, që përfshin qëllimin të eilit i shërben ndërtimi ahe anën funksionale, është përcaktuese kundrejt formës, si tërësi e materializuar e veprës ndërtimore dhe e hollësive të saj. Nga përmbajtja dhe funksioni rrjedhin madliësitë e mjediseve, vëllimet, lidhjet e tyre e në përgjithësi forma e naërtimit. Me zbatimin e A.së P.S. ndërtimet morën një përmbajtje të re, që ndikoi në formën e tyre të jashtme e të brendshme. Ato shprehin idealet dhe idetë estetike të mbështetura në ideologjinë marksiste-leniniste dhe janë në përputhje me stadin e zhvillimit të vendit e kërkesat funksionale të kohës. Ndryshime rrënjësore u bënë sidomos në ndërtimet shoqërore, të cilat para Çlirimit u shërbenin në radhë të parë klasave shfrytëzuese në fuqi dhe pasqyronin interesat e tyre.

A. e P.S. u mbështet në traditat më të mira ndërtimore të së kaluarës (shih: Arkitektura, Arkitektura popullore), duke zgjedhur mënyrat dhe teknikat e përdorura nga populli në vazhdën e historisë dhe dulce ua përshtatur këto teknikës moderne të prodhimit të madh të materialeve të ndëriimit. Duke synuar që të bëhen ndërtime sa më të mira, të bukura, ekonomike e në afate të shkurtra, A. e P.S. ka dhënë vepra dinjitoze që si nga funksioni edhe nga format e materialet e përdorura janë arritje me vlera.

Ndër veprat më të njohura janë Pallati i Selisë së K.Q të PPSH, Pallati i madh i Kulturës në Tiranë, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu «Gjergj Kastrioti-Skënderbeu» në Krujë, Galeria e Arteve Figurative në Tiranë, hotelet turistike në Gjirokastër, Përmet, Krujë etj., blloqet e banesave në Bulevardin «Enver Hoxha» në Fier dhe në Rrugën «Luigj Gurakuqi» në Tiranë, pallatet e sportit në’ Tiranë, Vlorë, Korçë, Elbasan etj., shtëpitë e pushimit në Vlorë, Korçë etj., Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë, ndërtesa e Institutit për sëmundjet e mushkërive në Tiranë etj. Ndër arkitektët e përmendur për veprat e ndërtuara. në këtë periudhë janë Skënder Luarasi, Anton Lufi, Besim Daja, Sokrat Mosko, Valentina Pistoli, Eqrem Dobi, Koço Miho, Misto Mele, Klement Kolaneci, Koco Come etj.

(Kl.K.—Fr.L.—Il.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arkitektura E Periudhës Së Socializmit


[cite]