ARKITEKTURA POPULLORE
✤ Krijimtaria e mjeshtrave popullorë shqiptarë në fushën e ndërtimeve, që përfshin vendbanimet, banesat, ngrehinat ekonomike, ujësjellësit, çezmat, pazaret, hanet etj. Është zhvilluar* si veprimtari masive, me frymë popullore, me tipare etnike, e lidhur me mënyrën e jetesës sipas periudhave historike dhe me veçoritë e tjera të kulturës sipas krahinave. Vazhdimësia e A.P. është ruajtur nga brezat e ndërtuesve, që njihnin vetitë e lëndëve të ndërtimit dhe kërkesat e kohës e të shtresave të ndryshme të popullsisë. Vlerat përfaqësuese të A.P., që ruhen ende sot, si ndërtime të veçanta, ansamble, qytete-muze, i përkasin kryesisht shek.XVIII deri rreth dhjetëvjeçarëve të parë të shek.XX. Gjurmë ndërtimesh të periudhave më të hershme e zgjerojnë kuadrin njohës të kësaj krijimtarie.
Banesa popullore snqiptare ka një tipologji të larme, të kushtëzuar nga rrethanat ekonomike-shoqërore sipas qendrave e krahinave të ndryshme të vendit. Nga tipologjia e banesës në fshat, në truallin e Shqipërisë mund të dallohen gjaslxtë zona të mëdha. Zona I përfshin Shqipërinë VP, ku mbizotërojnë banesat e thjeshta prej guri, dykthinëshe, përdhese ose me kat, me elementë të pakët arkitektonikë e dekorativë. Zona II shtrihet në Shqipërinë VL ku mund të ndiqet me lehtësi. zhvillimi nga banesat përdhese, të ndërtuara me lëndë druri, e deri në kullat, të ndërtuara kryesisht me gurë,: që patën përhapje të madhe në Malësinë e Gjakovës e në Rrafshin e Dukagjinit. Masivi malor i Shqipërisë Qendrore përbën zonën III. Kafakteristikë është njësia e theksuar në planin kompozicional dhe larmia në trajtimin e jashtëm arkitektonik. Mbizotërojnë banesat dy e trekatëshe, të eilat arritën fazën më të fundme të përpunimit në banesat e fortifikuara.
Në zonën IV hyn Ultësira Perëndimore, ku kushtet e fshatarëve bujq-çifçinj kanë ndikuar edhe në natyrën e banesave të thjeshta përdhese, me hajat ose galeri të hapur në ballë. Shqipëria JP dhe J formon zonën V. Mbizotërojnë banesat e thjeshta, përdhese, me gjysmëkat dhe dykatëshe, me një numër të kufizuar mjedisesh. Nuk mungojnë edhe shembuj të zhvilluar, me një përpunim të pasur arkitektonik e dekorativ, si ato të Lunxhërisë, Çamërisë, Bregut të Detit etj. Zona VI, Shqipëria JL, karakterizohet nga larmia tipologjike. Gjatë shek.XIX procesi i unifikimit relativisht i shpejtë, u ndie në arkitekturë me përgjithësimin e një tipi të ri banese, dykatëshe, me theksimin kryesor në pjesën qendrore, dhe me mjediset e banimit dhe të shërbimit në të dy katet e tij.
Banesa qytetare shqiptare tipologjikisht ndahet në pesë tipa, nga të cilët katër të parët lidhen me formacionin feudal të shoqërisë, ndërsa tipi i fundit me atë kapitalist. Një nga tipat më të lashtë, banesa tiranase ka të vendosur në ciendër të kompozimit shtëpinë e zjarrit, rreth së cilës zhvillohen në dy kate mjediset ndihmëse dhe të banimit. Banesa me hajat, mbizotëruese kryesisht në qendrat qytetare të Shqipërisë së Mesme, ka në ballë një mjedis të hapur, me shtylla druri (hajatin), ndërsa përbri tij ambientet e banimit. Hajati ka shpesh një apo më shumë qoshke për ndenjje. Banesa me çardak është tipi më i përhapur i banesës qytetare. Është dykatëshe dhe në kompozim zë vend qendror përkatësisht hajati dhe çardaku. Realizime më të shquara arkitektonike e dekorative kjo banesë pati në Shkodër, Berat, Prizren etj. Banesa gjirokastrite, apo kulla qytetare, e njohur kryesisht në qytetin e Gjirokastrës dhe zonën përreth. dallohet për zhvillimin e spikatur në lartësi, kompozimin dinamik dhe tiparet mbrojtëse. Variantet më të zhvilluara të saj u arritën që në shek.XVIII.
Lindja dhe zgjerimi i marrëdhënieve kapitaliste në Shqipëri u pasqyruan në banesën qytetare aty rreth mesit të shek.XIX. Krahas rindërtimeve me tipologjinë tradicionale, formohet një tip i ri banese, i zhvilluar së pari në qytetin e Korçës dhe i përhapur nga fundi i shek.XIX, e veçanërisht gjatë shek.XX, në mbarë qytetet shqiptare. Banesa e re në përgjithësi dykatëshe, shquhet për skemat kompozicionale racionale, trajtimin e kujdesshëm të pamjeve të jashtme dhe largimin nga dekori i rëndë i tipave paraardhës. Pas Çlirimit me një punë sistematike për gjurmimin, dokumentimin dhe studimin e krijimtarisë në A.P një numër i madh ndërtimesh të veçanta, ansamblesh e qytetesh-muze janë vënë në mbrojtje shtetërore. Me studimet për A. P janë marrë Piro Thomo, Emin Riza, Ali Muka, Koço Zhegu, etj.
(E.R.—P.Tho.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arkitektura Popullore