ARMA E SIGURIMIT TË SHTETIT


ARMA E SIGURIMIT TË SHTETIT
✤ Armë e rëndësishme e shtetit të diktaturës së proletariatit në RPSSH për zbulimin dhe likuidimin e veprimtarisë armiqësore ndaj pushtetit popullor dhe rendit socialist, për mbrojtjen dhe konsolidimin e vazhdueshëm të tyre. Është armë e forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mban titullin «Hero i Popullit». U kriiua më 20.3.1943 si Shërbimi Informativ (shih) në forcat partizane, sipas orientimeve të Konferencës I të Vendit të PKSH dhe direktivave të KQ të PKSH. Si udhërrëfyese shërbeu porosia e sh. Enver Hoxha, që ushtria duhet të kishte
Mbi bazën e përvojës së grumbulluar gjatë Luftës ANÇ nga Shërbimi Informativ, i cili sidomos gjatë v. 1944 mori trajtën e përcaktuar si informacion i organizuar dhe i përqendruar jo vetëm në njësitë e ushtrisë në zonat e çliruara, por edhe në prapavijat e armikut në gjithë vendin, pas Çlirimit u ndërtua A. e S. të Sh. me organet e veta të specializuara në qendër e ns bazë. Në vitet e pushtetit popullor këto organe, duke zbatuar orientimet e direktivat e PPSH dhe mësimet e sh.Enver Hoxha kanë dhënë ndihmesën e tyre për zbulimin e shfarosjen e bandave të armatosura, grupeve kundërrevolucionare e agjentëve të ndryshëm, duke u dhënë goditje armiqve të brendshëm e të jashtëm. A. e S. të Sh. është kalitur e përsosur nëpërmjet një lufte të ashpër klasore kundër këtyre armiqve dhe veprimtarisë së tyre për t’i rrëmbyer popullit fitoret e revolucionit e të ndërtimit socialist. Ajo ëifhtë një armë e dashur për Partinë dhe për poptillin. Sukseset e organeve të saj janë rezultat i udhëheqjes së drejtë të Pariisë, i lidhjeve të ngushta e të thella me popullin që i quan punonjësit e sigurimit «heronj të heshtur». Në përleshje me armiqtë, nga radhët e këtyre punonjësve kanë rënë shumë dëshmorë, ndërmjet tyre dhe mjaft Heronj të Popullit.

(B.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arma E Sigurimit Të Shtetit


[cite]