ARMA E TANKEVE
✤ Lloj arme e forcave tokësore të Ushtrisë Popullore. U krijua me kujdesin e Partisë dhe të Komandantit të Përgjithshëm sh. Enver Hoxha, më 1.4.1946, në fillim me tanke të kapura armikut dhe më vonë u pajis me teknikën moderne të kohës.
A. e T. përbëhet nga tanke, artileri vetëlëvizëse dhe transportues të blinduar dhe është organizuar në njësi, reparte e nënreparte. Zotëron fuqi të madhe zjarri e forcë goditëse, lëvizshmëri të lartë dhe mbrojtje të blinduar. Përdoret në të .gjitha Ilojet e luftimit. Epërsia e përdorimit të tankeve para së gjithasli është në luftimin (operacionin) mësymës. Ato përdoren gjithashtu me frytshmëri për asgjësimin e desantëve ajrorë të kundërshtarit. Në të gjitha llojet e luftimit tanket përdoren në bashkëveprim me këmbësorinë dhe ilojet e tjera të armëve.
(V.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arma E Tankeve
[cite]