ARRA
✤ (Juglans regia L.). Dru i familjes arrore (Juglandaceae) deri 20 m i lartë dhe 3 m i trashë, me lëvore ngjyrë hiri, me gjethe rënëse të përbëra tekpendare, nga 5-8 gjethëza vezake, me lule njëseksore të blerta, mashkulloret të vendosura në lëvarë të gjatë, ato femërore në vile skajore, çelin në prill-maj. Fruti i A. është bërthokël me një farë të madhe që ndahet në dy thelpinj dhe piqet në vjeshtë. A. ndeshet kudb në Shqipëri e kultivuar dhe pak në gjendje të egër në shpate të freskëta e me lagështi ajrore si në Dibër, Librazhd, Gjirokastër, Tropojë etj. A. hyn në prodhim 15 vjet pas mbjelljes dhe jeton gjatë 200300 vjet. Shumëzohet me farë e shartim. Në Shqipëri mbillen disa kultivarë të vendit me mjaft vlera si A. e Gizavezhdit në Librazhd, e Smokthinës në Vlorë, A. e Dibrës etj. Thelpinjtë e A. kanë vlera të mëdha ushqimore, përmbajnë yndyrë 63-73%, 12-15% proteina, 13%

karbohidrate, kripëra minerale dhe vitamina si C. Bi, B2, PP dhe vajra eterikë, përdoren për ëmbëlsira dhe për të nxjerrë vaj A. Sharku përmban 15-20% lëndë regjëse dhe bashkë me gjethet përdoret për ngjyrosje. Druja e A. është nga më të çmueshmet e të bukurat për punimin e orendive e të gdhendjeve artistike.

(R.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arra


[cite]