ARSIMIMI SHËNDETËSOR
✤ Pjesë përbërëse e shëndetësisë profilaktike ahe e arsimit të përgjithshëm, që merret me përhapjen sistematilce të njohurive shkencore për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit. Përveç institueioneve shëndetësore, bën pjesë në veprimtarinë e institucioneve shkollore dhe kulturore, të qendrave të punës. të organizatave të masave dhe të organeve të pushtetit. Përfshin edukimin dhe propagandën shëndetësore. Edukata shëndetësore synon që të kthehen në shprehi rregullat më kryesore të higjienës vetjake e kolektive dhe për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
Propaganda shëndetësore përfshin metodat dhe mjetet për të përhapur në masat punonjëse njohuritë më të domosdoshme teorike dhe praktike për mbrojtjen e shëndetit. Propaganda gojore përfshin biseda individuale dhe në grupe, punën e këshillimoreve të nënës e fëmijës, konferenca, biseda në radio dhe në televizion etj. Propaganda e shkruar bëhet me broshura shkencore-popullore, botime e artikuj në shtyp, fletë-palosje, fletushka etj., ndërsa propaganda shëndetësore e ilustruar përfshin pllakate, parulla, afishe, ekspozita, diafilma, filma shkencorë-popullorë shëndetësorë etj. Çdo punonjës i shëndetësisë në RPSSH ka për detyrë të merret me arsimimin shëndetësor. Nga ana tekniko-organizative dhe metodi’ke drejtimi i gjithë veprimtarisë për A.Sh. është detyrë e Drejtorisë së Edukimit Shëndetësor (shih) në qendër dhe e Shtëpive të Edukimit Shëndetësor në rrethet. Kanë dhënë ndihmesë në këtë fushë Zisa Cikuli etj.
(Z.C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arsimimi Shëndetësor