ASQERIU MUZAFER


ASQERIU MUZAFER
✤ (1918-1942). Militant komunist, veprimtar i shquar i iëvizjes komuniste dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në qytetin e Gjirokastrës. Në moshë të re përqafoi idetë komuniste dhe zhvilloi një propagandë të gjerë kundër Zogut dhe për komunizmin; u përiashtua nga gjimnazi, u arrestua e më vonë u intemua në Bilisht (1938). Pas kthimit nga internimi, formoi ; në * Gjiroka^tër grupe antizogiste dhe grupe simpatizantësh të komunizmit. U arrestua sërish dhe doli në gjyqin që organizoi regjimi i Zogut kundër elementëve komunistë në Tiranë në janar 1939. Qëndroi burrërisht në gjyq, u dënua me 8 vjet burgim dhe u arratis nga burgu. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë u kthye në Gjirokastër ku vazhdoi aktivitetin revolucionar, Me themelimin e PKSH u pranua anëtar i saj dhe u zgjodh anëtar i Komitetit qarkor të PKSH për Gjirokastrën. Më 1942 u hodh në ilegalitet. Ra heroikisht në luftë të pabarabartë me forcat pushtuese e tradhtare në Fushë të Goricës së Dropullit, më 17.7.1942. Emrin e tij e mbajnë qendra pune, shkolla etj.

(F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Asqeriu Muzafer


[cite]