ATEIZMI
✤ Sistem pikëpamjesh shkencore që mohon dogmat e predikimet fetare. A. lindi që në kohët e lashta, krahas me lindjen e përhapjen e fesë (shih: Feja në Shqipëri) si shprehje e luftës ideologjike dhe pjesë e pandarë e kulturës përparimtare. Është rritur e thelluar krahas me zhvillimin e luftës Masore, me zgjerimin e njohurive shkencore e të përparimit të filozofisë materialiste, e mbi këtë bazë, të vetë forcës njohëse e argumentuese të arsyes njerëzore. A. me të vërtetë shkencor është A. marksist, i mbështetur në filozofinë materialiste dialektike dhe i lidhur ngushtë me lëvizjen punëtore e ndërtimin e socializmit. Si disipiinë fiiozofike A. marksist ka si objekt të zbulojë e të provojë absurditetet, dëmet e kotësinë e fesë mbi bazën e argumenteve teorike, shkencore e historike, të përcaktojë rrugët, mënyrat e format e punës dhe të luftës për çrrënjosjen e ideologjisë fetare nga jeta e shoqërisë.

PPSH mbron, zbaton e zhvillon në mënyrë krijuese teorinë dhe praktikën e A. shkencor. Ajo ka punuar dhe punon për të ngritur në nivelin e bindjeve ateiste masën e popullit. Realizimi me konsekuencë i parimit demokratik të lirisë së ndërgjegjes, reformat dhe shndërrimet e mëdha ekonomike-shoqërore dhe kulturore-ideologjike, puna edukative bindëse e Partisë dhe e të gjitha levave të saj e mbështetur edhe në traditat popullore antiklerikale e antifetare të krijuara në popull gjatë luftërave për çlirimin kombëtar e shoqëror, çuan më 1967 në shpërthimin e një lëvizjeje të tërë revolucionare kundër fesë e zakoneve prapanike, një rezultat i së cilës ishte mbyllja e faltoreve dhe ndalimi i veprimtarisë klerikale. U krijuan kushte të reja për thellimin e edukimit ateist shkencor. Kjo gjendje e re është sanksionuar në Kushtetutën e RPSSH (1976): «Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvilion propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor». Gjithashtu me ligj në Shqipëri ndalohet krijimi i çfarëdo lloj organizate me karakter fetar dhe afirmohet karakteri laik i shkollës,

(H.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ateizmi


[cite]