ATLASI KLIMATIK I RPS TË SHQIPËRISË


ATLASI KLIMATIK I RPS TË SHQIPËRISË
✤ Paraqitja hartografike e shpërndarjes në hapësirë dhe në kohë të elementëve më të rëndësishëm të klimës (shih) së Shqipërisë. Ky është atlasi i parë i këtij lloji për Shqipërinë dhe është përgatitur nga Instituti HicLrometeorologjik (sliih). Përmban 11 grupe hartash në shkallë 1:500.000 (rreth 120 harla, diagrama e tabela). Grupi I paraqet ndarjen administrative dhe pellgjet ujëmbledhëse të rrjetit hidrografik. Grupi II paraqet shpërndarjen gjeografike të vendmatjeve meteorologjike, termometrike dhe pluviometrike, hartën fizike të Shqipërisë si dhe ndarjen klimatike. Nëntë grupet e tjerë të hartave paraqesin shpërndarjen e parametrave kryesorë të klimës: temperatura e ajrit, reshjet atmosferike, lagështia e ajrit, vranësira, diellëzimi, trysnia atmosferike, era dhe diagrama e temperaturës së tokës.

(S.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Atlasi Klimatik I Rps Të Shqipërisë


[cite]