ATLETIKA


ATLETIKA
✤ Lloj sporti, që përfshin vrapimet, ecjen, kërcimet dhe hedhjen e veglave sportive. Vrapimet bëhen në largësi të caktuara që nga 60 m, 100 m etj. deri te maratona 42 km e 195m, ka dhe vrapime me pengesa, stafeta e krose. Kërcimet bëhen së gjati, së larti dhe me shkop. Shumëgarëshi përmbledh 5 cleri në 10 gara të ndërthurura. Në truallin e Shqipërisë A. dëshmohet që në periudhën ilire; stadiumi i Plloçës së Vlorës shërbente për A. Ushtrime të A. përmbajnë lojërat popullore (shih). Veprimtaria e parë e organizuar është vrapimi në Shkodër më 1920. Kampionati i parë kombëtar për meshkuj u bë më 1929 në Tiranë. Pas Çlirimit A. u bë sport masiv, ushtrimet e A. bëjnë pjesë në edukimin fizik të të gjitha shkollave. Kampionati kombëtar i rregullt filloi më 1945, më 1946 u vendosën rekordet e para për femra. Kalendari përmban shumë veprimtari kombëtare, që drejtohen nga Federata Shqiptare e Atletikës (FSHA). Ka arritje në disa fusha, p.sh. rekordi kombëtar në vrapimin 100 metra para Çlirimit ishte 12,1 sek., sot norma është 10,4. Atletët shqiptarë marrin pjesë në kampionatet ballkanike e evropiane.

(B.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Atletika


[cite]