Aureliani
(greqisht: Αυρηλιανός) Aureliani (+175) ka lindur në Sirmium, që ishte kryeqendra e Panonisë. Gjatë betejave të përgjakshme me armiqtë kishte dalë gjithmonë fitimtar dhe për këtë i kishin dhënë shumë tituj, por titulli më i lartë për të do të ishte “Shpëtimtari i Ilirisë”. Aureliani në vitet e fundit të mbretërisë së tij nxori një dekret në 274 kundër të krishterëve. Shkaku i ediktit u bë një nga këshilltarët e tij Porfiri, i cili ishte themelues i neoplatonizmit. Ai shkruan një vepër me 15 volume “Kundër të Krishterëve”. Aureliani besonte në kultin e Mitrës dhe të hyjnisë së Diellit. Të gjithë shtetasit e Perandorisë Romake kanë qenë të detyruar t`i nënshtrohen këtij kulti. Meqënëse të krishterët nuk pranuan, u shpallën armiq të shtetit. Gjatë kësaj përndjekje u martirizua Papa Feliksi (269-274) kurse në Gali u martirizua Peshkopi Reverian e presbiteri Pal. Aureliani mbretëroi rreth pesë vjet dhe u vra gjatë marshimit të ushtrisë së tij nga Bizanti drejt Persisë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, Phoenix, Londër 1966, faqe 44.