BËRZESHTA
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit, në rrjedhën e majtë të Shkumbinit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Dritaj, Franje, Gurrë, Karkavec. Popullsia gjithsej 3546 banorë. B. përmendet që më 1432, kur Gjergj Araniti fitoi mbi ushtrinë osmane. Në P të B. ndodhen rrënojat e një qyteze ilire me emrin «Maja e murzeve». Banorët kanë bërë dy kryengritje më 1562,
1572 kundër sundimit osman.
Është vendlindja e atdhetarëve dr. Ibrahim Bërzeshta, Halit Bërzeshta (shih) dhe Shaban Blloshmi. Shkolla e parë shqipe u hap më 1895 me mësues Dervish Iiimën. Banorët e fshatit u hodhën tërësisht në Luftën ANÇ. Më 3.2.1943 u ngrit këshilli NÇ. Në janar 1943 u formua çeta partizane e Bërzeshtës, më 23.7.1943 batalioni partizan. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1957. B. ka shkollë 8-vjeçare, muzeun e arsimit të rrethif vatër kulture, spital, pika të shërbimit tregtar e komunal. Ruhen si monumente kulture 7 çezma.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bërzeshta
[cite]