BAGERI JOSIF


BAGERI JOSIF
✤ (1868-1915). Veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Nistrovë të Rekës, për shkaqe ekonomike u detyrua të mërgojë jashtë vendit. Më 1887 u vendos në Bullgari (Sofje) ku punoi si këpucar. U shqua për veprimtari patriotike në gjirin e kolonisë së shqiptarëve të Sofjes. Së bashku me Dh.Molën, A.Shkabën* L.Borovën etj. qe ndër nismëtarët e themelimit të shoqërisë «Dëshira» (shih) dhe punoi për konsolidimin e saj. Ishte edhe ndër nismëtarët e krijimit të shoqërisë «Afron dita» më 1907, po në Sofje. Më 1909-1911 drejtoi një ndër organet demokratike e përparimtare, gazetën ^ Shqypeja e Shqipënis (shih), e cila mbrojti çështjen shqiptare edhe në arenën ndërkombëtare dhe luajti rol të madh në kushtet e krijuara pas ardhjes në pushtet të turqve të rinj. Shkroi dhe botoi në shtypin e kohës poezi me frymë popullore, që i shërbenin formimit të ndërgjegjes kombëtare te bashkatdhetarët dhe i përmblodhi në vëllimin Kopësht malësori (1910). U kthye në atdhe më 1914 dhe drejtoi për pak kohë gazetën «Ushtima e Krujës», që botohej në Durrës. Vdiq në Prishtinë.

(R.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bageri Josif


[cite]