BAJRAKËT
✤ Njësi territoriale administrative-ushtarake që u formuan në malësitë shqiptare të vetëqeverisura në kushtet e rrethimit feudal osman. Në gjysmën II të shek. XVIII, në Shqipërinë VP ishin këta B.: 22 në Malësinë e Shkodrës (Hoti, Gruda, Keimendi, Kastrati, Shkreli, Shaia, Shoshi, Toplana, Kiri, Plani, Gjani, Kopliku, Grizha, Buza e Ujit, Heçi, Lohja, Rrjoiii, Dushmani, Shliaku, Drishti, Boksi, Suma); 7 në Malësinë e Pukës (Kabashi, Bugjoni, Iballja, Qerreti, Berisha, Reka, Mali i Zi); 5 në krahinën e Mirditës (Oroshi, Spaçi, Kushneni, Fandi, Dibri); 4 në Malësinë e Lezhës (Kryezezi, Bulgri, Manatia, Vela) ; 3 në Malësinë e Kthellës (Kthella, Selita, Rraza); këta të fundit njihen edhe me emërtimin «Bajrakë të Ohrit», meqenëse gjendeshin në sanxhakun e Ohrit. Të tjerë B. shtriheshin në trevat VL, në kufi me Kosovën.
Si institucion B. ishte krijuar para shek.XVIII dhe mbështetej në filiim mbi bazën e lidhjeve të gjakut, duke përfshirë njerëz të një fisi. Udhëheqja e tij u përkiste krerëve të fisit, ndërsa udhëheqj a e forcave ushtarake njërit ndër djemtë (të tretit) të kreut të fisit i cili, si mbajtës i flamurit në ekspeditat luftarake quhej bajraktar. Me kohë, diferencimi shoqëror në gjirin e malësive, roii gjithnjë më i madh i reparteve ushtarake që filluan të hynin në shërbim të Portës ose të feudalëve vendas, e rriti rëndësinë e tyre, si dhe të udhëheqësve. Pushtuesit osmanë, duke mos mundur të vendosnin në malësitë rendin e tyre administrativ, i shfrytëzuan B. si organizma të vetëqeverisura në bazë të së drejtës zakonore lokale. Në këto kushte pushtetin e krerëve të fisit e shtyu në plan të dytë dhe e zëvendësoi ai i bajraktarit, i cili për më tepër njihej si i tillë nga qeveritari i sanxhakut. B. mori tani kuptimin e një njësie territoriale që nxirrte një repart të caktuar të armatosurish; banorët e këtij territori lidheshin midis tyre me lidhje farefisnie, por mund të ishin edhe fisesh të ndryshme. Institucioni i B. dhe funksioni i bajraktarit e cenoi në një masë të rëndësishme demokracinë e vjetër fisnore, dhe shërbeu në një varg rastesh për ta kthyer B. në një mjet depërtimi ndikimesh, që shkelnin vetëqeverisjen tradicionale dhe interesat e popullsisë së Malësive. Me ligjin e Xhibalit (1856) që rregullonte marrëdhëniet midis Portës së Lartë dhe malësorëve B. mori edhe kompetenca në lëmin civil, ndërsa bajraktari merrte rrogë nga autoritetet osmane, në mjaft raste funksioni i tij u bë i trashëgueshëm dhe ai pasurohej duke marrë gjoba për shkeljen e normave të Xhibalit. Ndërsa në shek.XIX e vitet e para të shek.XX B., nën presionin e masës së malësorëve dolën nga kontrolli i administratës osmane, dhe u bënë mbështetje e lëvizjes kombëtare në luftë kundër pushtetit osman. Në kushtet e shtetit të pavarur shqiptar B. u kthyen përfundimisht në një mbështetje të reaksionit politik-shoqëror të brendshëm e të jashtëm. Pushteti i bajraktarëve u godit që gjatë Luftës ANÇ dhe u zhduk përgjithnjë me fitoren e revolucionit popullor.
(S.N.-K.N.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bajrakët