BAKLLAMAJA


BAKLLAMAJA
✤ Vegël muzikore popullore me tri tela, që i bihet me pendë. Kasa bëhet me rriska të holla të ndërthurura prej druri panje dhe arre, kapaku i lakuar ka dy shtesa anësore që punohen nga druri i qershisë ose i manit. Ndarja e bishtit bëhet me perde unazore, zakonisht nga të brendshmet e bagëtive të përpunuara në mënyrë të posaçme. Vendosja e tyre jep pjesërisht një shkallë diatonike dhe kromatike në bazë të shkallës së temperuar mirë. B. përdorej në mjedise të ngushta familjare për të shoqëruar këngë e valle. Dhjetëvjeçarët e fundit me B. shoqërojnë edhe këngët polifonike të grave e të burrave dhe vallet popullore, ka hyrë dhe në grupet e sazeve, B. kombinohet me vegla të tjera, por dhe me B. tjetër, që shoqëron me akorde të thjeshta ose ia pret me trajtat e muzikës vokale. Ajo shoqërohet edhe nga Ilauta, defi, çaparet etj. Tingëllimi i B. ruan tipare të theksuara modale, duke u kryqëzuar rrallë herë me ato tonale. Përdoret kryesisht në qytetin e Korçës, si dhe në disa fshatra përreth saj.

(Pi.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bakllamaja


[cite]