BALBUSHKU


BALBUSHKU
✤ Fshat ngë rrethin e Tiranës (J), në të djathtë të rrugës Tiranë-Elbasan. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin fshatrat: Fushas, Isuf Muçaj, Mumajesi, Mustafa Koçaj, Shpati-Vesqia, Koçaj-Tavareni dhe Kakunja. Popullsia gjithsej 4150. Gjatë Luftës ANÇ pranë fshatit janë bërë disa luftime. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi në prill 1959, u përfshi në v.1983 në KTL dhe inban emrin «Drita e Partisë». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e gjedhit. B. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, klinikë dhëmbësh, pika të shërbimit tregtar.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Balbushku


[cite]