BALDAÇI ANTONIO


BALDAÇI ANTONIO
✤ (Antonio Baldacci, 1867-1950). Botanist dhe gjeograf italian, akademik. Nga fundi i shek.XIX bëri kërkime në Balikan që nga Dalmacia, Mali i Zi, Shqipëria e deri në Greqi. Botoi artikuj dhe libra lidhur me Shqipërinë për çështje ekonomike, politike, gjeografike, botanike dhe etnografike. Ndër to kryesore është vepra Studime të posaçme shqiptare në tri vëllime (Studi speciali albanesi, 1932-1937). Për gjeografinë kanë interes Itinerare shqiptare (Itinerari albanesi, 1892-1902), Harta të reja të Shqipërisë ÇNuove carte delV Albania, 1914), Shqipëria (Albania, 1930). Studimet e tij mbi Shqipërinë dhe mbi vise të tjera ballkanike kanë karakter përshkrimor dhe vlejnë për të dhënat mbi gjendjen ekonomike-shoqërore të Shqipërisë. Ato u ndërmorën në një kohë kur borgjezia imperialiste italiane po interesohej gjithnjë e më shumë për bregun L të Adriatikut dhe kryesisht për Shqipërinë.

(L.Mi.-P.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Baldaçi Antonio


[cite]