BANKA BUJQËSORE E SHTETIT


BANKA BUJQËSORE E SHTETIT
✤ (BBSH). Institucion krediti i krijuar më 1969 për të mbështetur e ndihmuar zhvillimin e bujqësisë mbi baza sociaiiste, për zbatimin e politikës ekonomike e financiare të shtetit për zhvillimin e forcave prodhuese dhe përsosjen e marrëdhënieve socialiste në prodhim. BBSH mobilizon mjetet monetare përkohësisht të lira të kooperativave bujqësore, të cilat së bashku me mjetet e veta dhe me mjetet që i vihen në përdorim nga shteti, i drejton për t’u dhënë kredi me afat të shkurtër e të gjatë kooperativave bujqësore; kryen veprijnet e shlyerjeve të ndërsjella që rrjedhin nga marrëdhëniet e kooperativave bujqësore me ndërmarrjet ekonomike, me shtetin dhe me institucionet e ndryshme. Më 1977 BBSH e shtriu veprimtarinë e saj edhe mbi ndërmarrjet dhe institucionet e bujqësisë dhe zgjeroi detyrat për zhvillimin e bujqësisë.

(I.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Banka Bujqësore E Shtetit


[cite]