BANKA KOMBËTARE E SHQIPËRISË


BANKA KOMBËTARE E SHQIPËRISË
✤ Institucion që filloi veprimtarinë më 2.9.1925, i krijuar në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare mbi Bankën dhe huanë SVEA të përfunduar më 15.3.1925 e të nënshkruar në mes të qeverisë së A.Zogut dhe grupit financiar italian. Ishte mjet i imperializmit italian për skllavërimin e vendit dhe për përgatitjen e agresionit fashist, u bë pararojë e depërtimit të kapitalit italian në Shqipëri. Kapitali nominal i saj ishte 12,5 milion fr. ari i ndarë në 595.000 aksione, nga të cilat 495.000 ordinere dhe 100.000 themelore. Shfetasit shqiptarë kishin të drejtë të nënshkruanin 49% të aksioneve, ndërsa të huajt 51% të tyre. Në të vërtetë kapitali italian mundi të zotëronte në mënyrë të tërthortë dhe 35% të tyre, duke arritur gjithsej te 90% të aksioneve dhe kështu shtiu në dorë sistemin monetar dhe të kreditit të Shqipërisë.

Në lëmin e monedhës B.K. e SH. ndoqi një politikë antishqiptare dhe shkaktoi një deflacion artificial, i cili ndikoi në shpërndarjen e të ardhurave kombëtare në dëm të masave punonjëse dhe në dobi të klasave sunduese çifligaro-borgjeze dhe sidomos të kapitalit të huaj. Me këtë politikë arin e argjendin në treg 1 blenë shoqëritë e ndërmarrjet itaiiane me çmim spekulativ, në dëm të popullit shqiptar. B.K. e Sh, ndoqi gjithashtu një politikë antishqiptare në lëmin e kreditit, u dha kredi sidomos shoqërive dhe ndërmarrjeve kapitaliste italiane që po grabisnin pasuritë e Shqipërisë. Për kapitalin shqiptar, sidomos për kapitalin që vepronte në fushën e industrisë dha fare pak kredi, ndërsa fshatarësisë punonjëse nuk i dha asnjë kredi. Me një politikë të tilië krediti ajo pengoi me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Më 13 janar 1945 Kryesia e Këshillit ANÇ nxori ligjin, me të ciiin shtetëzoi Bankën Kombëtare dhe i dha kështu fund ndërhyrjes së kapitalit italian përmes kësaj Banke në Shqipëri.

(i.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Banka Kombëtare E Shqipërisë


[cite]