Barsaba

(greqisht: Βαρσάββα) Mbiemri i Jozefit ishte Barsaba që sipas etimologjisë do të thotë biri i së shtunës. Sipas zakonit të judejve, ai kishte edhe një emër latin Just. Ai rridhte prej një familjeje fisnike dhe ishte vëllai i Judë Barsabës (Veprat 15, 22). Bashkësia e parë e krishterë parapëlqente që në postin e apostullit të dymbëdhjetë të zgjidhte Jozef Barsabën për shkak të origjinës së tij.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Barsaba," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/barsaba.