BATALIONI PARTIZAN ÇAMËRIA


BATALIONI PARTIZAN ÇAMËRIA
✤ Batalioni i parë partizan në qarkun e Gjirokastrës. U formua më 18.6.1943 në Konispol mbi bazën e çetës me të njëjtin emër. U organizua në tri çeta: «Hoxha Tasin», «Alush Taka», dhe «At Stath Melani». Kreu veprime luftarake në Konispol, Delvinë, Çamëri, Vurg, Dropull, Libohovë, Dangëlli, Dëshnicë, Këlcyrë. Fill pas formimit, një çetë e tij mori pjesë në iuftën e Përmetit (shih). Prej 5.8. deri më zhvilloi luftime kundër pushtuesve gjermanë në Konispol (shih: lufta e Konispolit). Më dy çeta të tij hynë në Delvinë dhe në Sarandë, dëbuan ballistët, krijuan kushte për ngritjen e pushtetit popullor dhe ishin forca kryesore e Shtabit të Zonës I Operative për çarmatosjen e 3000 italianëve, pas kapitullimit të Italisë fashiste. Më 11.12.9 goditi pararojën e divizionit «Peruxhia» në Muzinë, në Pecë e në Kardhikaq. Më 11 nëntor shpartalloi në Pandelejmon një batalion mercenarësh të Ballit Kombëtar. Më kundërsulmoi baliistët në fshatin Peshkëpi dhe më 18.11. çliroi Libohovën. Në nëntordhjetor mori pjesë në operacionin partizan kundër përqendrimeve të mëdha balliste në DangëIli, në Dishnicë e në Këlcyrë. Më 4.12 mori pjesë në luftimet në Qafën e Kiçokut. Në tremujorin e parë të 1944-s zhvilloi luftime të suksesshme në pellgun Vurg-Konispol-Theollogo. Në fillim të janarit 1944 çliroi Rrëzomën e Delvinës. Më 29.3.1944 sulmoi gjermano-ballistët në Konispol dhe më 21.7. në Delvinë. Plotësoi me luftëtarë disa brigada sulmuese. Më 30.8.1944 B.P. «Çamëria» hyri në përbërje të Br.XIX S (shih)

(A.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Çamëria


[cite]